HËNË

| Nga LEJLA ISMAILI |

Natën dritë se ç’ma bën
hallet e ditës m’i ndriçon
N’fytyrën tënde t’uj shikue
harroj gjithë çka kam jetue
Se ç’më bën të meditoj
natën bashkë me ty t’kaloj
Dal në dritare e të priti
përveç meje,tjetër kush t’pëshpëriti.?
Se m’shikon nga atje lartë
sikur m’thua
‘ah ju të ngratët’
sa vraponi e harroni,
se prej këtu një ditë do shkoni
E se frigë kam edhe vetë
mos u mashtro shumë në mua
se edhe unë kam për t’u harruar
a s’më shikon
herë e plotë herë e gjysmuar
për shërbimin tënd jam krijuar
Shumë ka parë fytyra jote
gjithë llojet e kësaj bote
dhe prej njerëzve që pa të vetën
tek bukuria jote fytyrën e gjetën
e me ty u emërtuan
si hëna pesëmbdhjetëshe u zbukuruan..