DO T’MË DËGJOSH

| Nga DASHURIJE BAJRAMI |

Kur t’fryn një fllad shpirti ke me kuptu,

ke me thanë m’paska dasht me zemër e s’më paska harru,

do t’më dëgjosh e di ngase t’jam “borxhli,”

në përmendje s’ka ndarje aty ka veç prani!

Të flas edhe të qaj e di s’më dëgjon,

ngase kështu në atë errësirë është i caktuar zakon,

pëshpëritja kur fillon atje lart me mbrri,

do t’vi edhe aty, po pra aty tek ti!

Në vendin e duhur ku duhet me t’përmend,

me t’dëshmu se t’du e t’kam dasht njëmend,

tani më mirë po ta lë ta kuptosh ti,

ngase kur lutem për ty, do t’më dëgjosh e di!

(Për të gjithë njerëzit e zemrës që jetë kanë ndrru,

hapëroni në lutje me i përqafu!)