Nada Dosti, lindur në Durrës, publiciste, tregimtare. Arsimin fillor e përfundoi në shkollën artistike “Jan Kukuzeli” ku dhe mori dijet e para rreth artit dhe letërsisë, duke vijuar me studimet universitare në Gjuhë dhe Letërsi Italiane. Aktualisht është kandididate doktorante për Studime të Rrjeteve Sociale. Autore e shumë tregimeve, reportazhe dhe intervista, me disa dhjetra punëtori në fushën e shkrimtarisë si dhe e përfshirë në dy antologji me tregime nga shtëpi botuese shqiptare dhe turke. Tashmë me një libër të botuar nga shtëpia botuese Logos A, me titull “Udhëtime dhe Tregime” dhe një në turqisht “Gri Otobus/Autobusi gri” botuar nga shtëpia botuese turke “Uzam” në shtator të këtij viti. Libra të cilat janë përmbledhje udhëpërshkrimesh me në qendër figurën e gruas, veçanërisht atë shqiptare dhe ballkanase në përgjithësi.

Përse shkruan?
REVISTA HESHTJE
Shkruaj sepse preferoj Heshtjen. Sa herë që zgjedh Heshtjen, ndaj të folurit, të sqaruarit, ndaj zhurmisë dhe kakofonisë, lind tek unë një mendim, një tregim, një ide, opinion, i cili pastaj merr formën e një shkrimi. Shkrimi, tregimi më mbetet në kokë dhe më bëhet si barrë që më shoqëron kudo dhe kurdoherë. Ka raste që nuk më zë as gjumi derisa ta kem hedhur në notes ose në ëord. Kur është pyetur shkrimtari klasik turk Sait Faik Abasëyëk se përse shkruan, ai është përgjigjur se po mos të shkruante do të çmendej fare. Këtë ndjesi e shpjegon dhe tek tregimi i tij i famshëm “Një pikë në hartë” ku tregon se një ditë, në gjendje limotie, i lodhur nga jeta e një qytetit të zhurmshëm dhe mbytëse të Stambollit sheh një ishull në hartë, që bëhej fjalë për vendlindjen e tij, dhe kështu vendos të rikthehet aty dhe t’i mbyllë ditët e fundit të jetës në qetësi dhe paqe, duke i dhënë fund karrierës së tij si shkrimtar. Por një ditë, sheh një padrejtësi që iu bëhej peshkatarëve dhe nga mllefi i madh dhe pafuqia për të bërë diçka për ta ndryshuar këtë realitet, vapron drejt dyqanit të lagjes për të blerë letër dhe laps, dhe pasi e përfundon shkrimin shprehet”Po mos ta kisha shkruar do isha çmendur”
Nga ana tjetër arsyeja përse kam zgjedhur të shkruaj pikërsiht udhëpërshkrime, është sepse të medituarit gjatë një udhëtimi rreth krijimit dhe sistemit hyjnor në këtë botë është një formë meditimi dhe lartësimi shpirtëror që jo vetëm bën mire për shëndetin mendor por na përmison dhe si njerëz. Gjithashtu, kjo lloj tradite ka qenë pjesë e kulturës osmane që e kam vlerësuar dhe dashur shumë nga ky lloj civilizimi. Gjtatë udhëtimeve të mia kam mbledhur thesare të çmueshme që do ishte për të ardhur keq t’i merrja me vete me t’u larguar nga kjo botë. Vendi im, Shqipëritë tona, kanë aq shumë thesare që iu duhen rrëfyer botës, dhe bota ka aq shumë thesare që iu duhen rrëfyer popullit tim, sidomos brezave të rinjë.
Kur vendose të bëheshe shkrimtare?
REVİSTA HESHTJE
Nuk ka pasur një pikëkthesë të jetës sime kur e kam marr këtë vendim, por ka ardh si një proces i natyrshëm. Letërsia është shumë e ngushtë me gazetarinë, dhe botërisht njihen shumë shkrimtarë që janë gazetarë dhe e kundërta. Pasioni për artin në përgjithësi ka nisur që në shkollë fillore, më pas disa hartime, më pash shumë lexime, dhe sa më afër leximit, aq më afër ëndrrës për të shkruar vetë një libër. Por gjithmonë e shtyje për pas studimeve.

Përse ky libër dhe përse tani?
REVISTA HESHTJE
Se pari sepse ka shumë pak gra shqiptare apo ballkanase që janë tregimtare, shumica janë ose poete, ose romanciere apo noveliste. Dhe e pash edhe si një dëshirë për të sjellur diçka të veçantë dhe për të përmbushur një mungesë në letërsinë shqiptare e shkruar nga gratë.
Hera e parë kur kam hapur dosjen e librit dhe kam krijuar dokumentin ëord për ta nisur shkrimin e librit tim të parë, ideja dhe koncepti ka qenë shumë ndryshe: doja të përmblidhja të gjtha shkrimet e mia në fushën e gazetarisë, publicistikës dhe letërisë në një përmbledhje të vetme. Duke mbledhur shkirmet dhe esetë vura re se kisha shumë tregime të pabotuara, por edhe natyra e shkrimeve dhe tematika e tyre ishte aq e ndryshme nga njëra tjetra sa m’u duk e papërshtatshme që t’i bashkoja në një libër të vetëm.
Tashmë në duar kam librin e dytë, përsëri përmbledhje tregimesh, dhe ende nuk kam hequr dorë nga përmbledhja me esetë dhe opinionet e mia, mirëpo këtë ia kam lënë kohës, kur t’i vijë rendi vetë pa e sforcuar.
E di që kurrë nuk duhet thënë kurrë, por zhanri i letërisë që nuk do guxoja kurrë, dhe i cili le të themi nuk më përshtatet natyrës time është romani dhe poezia. Në të ardhmen ndoshta do isha kurioze të ekperimentoja të shkruarit të një novele, por e kam pak me dyshim andaj dhe këtë nuk dua ta sforcoj, vetëm nëse vjen natyrshëm.
Përse tani? Sepse jetojmë në kohë të paparashikueshme, tërmetet, përmbytjet, pandemia, fatkeqësi natyrore në shtim dhe në rritje, plus dhe humbja e shumë jetëve në rrethin tim të afërt, sipas filozofisë “jemi sot sjemi nesër” më bëri të reflektoj dhe ta përshpejtoj botimin e librit të cilin në mendjen time e kisha parashikuar për pas të dyzetave ku supozohet që njeriu arrin kulmin e pjekurisë, dhe më idealja akoma të lënurit amanet “post mortum”
Tani sepse gjatë perjudhës së pandemisë vura re se njerëzve nuk iu tërhiqte më leximi opinioneve, analizave dhe eseve. Lexuesit duke qenë të lodhur me shumë lajme të rrejshme dhe teori konsiprative preferonin të konsumonin gjëra më pak impenjuese si përshembull kulturë, art, letërsi. Duke qëne se dhe unë e kisha shtyrë shumë përfshirjen time në letersi për shkak të studimeve, tani që isha e angazhuar me studimet e doktoraturës vura re që akademia është një realitet shumë mbytës, që ta merr frymën dhe gjeta strehim tek letërisa që herë pas herë të mund të rimarr frymë dhe të rimarr veten për ta çuar deri në fund dhe këtë etapë të jetës akademike.
Letërsia apo gazetaria?
REVISTA HESHTJE
Gazetaria është dashuri me shikim të parë, letërsia një ëndërr e vjetër.

Për çfarë flet libri yt i parë?
REVISTA HESHTJE
Libri është i ndarë në tridhjetë tregime, gjysma e tyre, pra pesëmbëdhjetë jane udhëpërshkrime nga vizitat e mia ne vende te Ballkani por edhe në vende të tjera evropiane apo të Lindjes së Mesme si Turqia dhe Palestina.
Udhëpërshkrime me në qendër figurën e gruas, gra të ndryshme që kam takuar ose së paku kam njohur nga afër ose nga larg gjatë udhëtimee të mia, si dhe pesëmbëdhjetë tregime trillime, të cilat trajtojnë problematika të ndryshme sociale që e prekin në plan të parë gruan siç janë psh. Depresioni post partum, të ndjerit e pavlerësuar dhe e parëndësishme nga shoqëria, të lindur si bijë kur të gjithë të prisnin bir/mashkull, abuzimi dhe ngacmimi, të marrurit mbi shpatulla peshën e botës dhe të luajtir me hir ose me pahirë heroinën, të mbyturit të pasionineve dhe ëndrrave për shkak të një sistemi që nuk ia lehtëson realizimin e tyre përkundrazi ia veshtirëson, etj.

Pra, Shumica e tregimeve rrëfejnë histori grash. Përfshirë këtu histori që më kanë ndodhur personalisht, me ç’rast kam përdorur vetën e tretë të rrëfimit, për t’u distancuar sadopak nga ngjarja dhe për ta bërë më universale si një fenomen që nuk më ka ndodhur vetëm mua por mund t’iu ndodhë dhe grave të tjera. Gjithashtu histori të cilat m’i kanë rrëfyer gra të tjera, por që kam zgjedhur t’i rrëfej në vetë të parë, duke u përpjekur ta vendos veten në këpucën të gjithë atyre grave të cilat kanë pësuar trauma të ndryshme. Kjo lloj strategjie e të shkruarit nuk është për ta bërë lexuesin konfuz, por për t’i dhënë më shumë fuqi historive në vetvete, të cilat nuk kanë në qendër veten time apo personazhet e mia, por kanë në qendër gruan, dhe sfidat me të cilat ajo përballet në shoqërinë moderne.
Çfarë lexon në përgjithësi?
REVISTA HESHTJE
Leximet e para kanë qenë në shkollë fillore, mbaj mend romani i parë ka qenë Zemra nga Edmondo De Amiçis, me një kopertinë ku shfaqet një dialë i vogël me kapele dhe me sytë në lot, Unë kapërcej pellgjet nga Alan Marshall dhe Gratë e vogla nga Luisa May Alcot. Pas kësaj nisa që në shkollën tetëvjeçare të lexoja klasikët shqiptar si Ismail Kadare dhe Dritëro Agolli, lexoja çdo gjë që na jepej me detyrim nga shkolla, duke shtuar dhe libra të tjerë që më binin në duar. Deri në fakultet kam lexuar njëzet përqind libra studimorë dhe tetëdhjetë përqind letërsi. Kjo lloj përqindje u përmbys gjatë studimeve universitare, master dhe doktoraturë. Dhe tashmë këtë vit iu riktheva përsëri përqindjes së vjetër, pra më shumë letërsi dhe më pak libra studimorë.
Cilat janë disa nga autoret e preferuara?
REVISTA HESHTJE
Nga të huajat do veçoja: klasiket: xhejn ousten, motrat Bonte, si Charle Bonte dhe tjerat, Gorge Eliot (që në fakt ka qenë grua me pseudonim mashkulli) Virgina ëoolf, Luisa May Alcot, Bashkehoret: Elisabet Allende, Margaret Atëood, Elena Ferrante, Elif Shafak, Chimamanda Ngozi Adichie etj.
Ndër autoret shqiptare, Elvira Dones, nga autoret e Maqedonisë së Veriut: Punetorie Muça Ziba, Lindita Ahmeti. Gjithashtu lexoj gjithë kënaqësi dhe mikshat e mia poete si Arlinda Baftiiu. Shqipe Palloshi, Brunilda Basha, Emine Bajrami, Dashurija Bajrami, Fjolla Spcana, Lejla Ismaili dhe shumë të tjera..
Cila është këshilla që do i jepje shkrimtareve të reja?
REVISTA HESHTJE
Mund të duket si një këshillë cliche, por është me patjetër: të lexuarit shumë dhe cilësore. Si ta dijmë se cilat janë librat cilësor: këtë mund ta zbulojmë duke hulumtuar këshillat për lexime që japin shkrimtarët e mëdhënjë. Më pas, me kalimin e kohës duke lexuar shumëçka arrin ta zbulosh vetë letërsinë cilësore. Me qenë brenda mirë është me ja nisur me atë që është më e sigurt: pra klasikët. Klasikët nuk të zhgënjejnë kurrë, se kot nuk i kanë mbijetuar kohës.
E dyta, pasi të kenë lexuar shumë dhe në mënyrë cilësore duhet që të gjejnë drejtimin e tyre, pra zhanerin në të cilin duan të shkruajnë: Kjo arrihet duke ekpserimentuar zhanre të ndryshme, dhe çdo shkrimtar thellë thellë e kupton veten se ku çalon dhe ku është mirë.
Më pas është shumë e rëndësishme të qenurit të hapur ndaj këshillave dhe kritikës. Sidomos kjo vlen për brezin e ri, të rinjtë e sotëm për shkak se janë të ndikuar nga industria e vetëzhvillimit e cila iu tregon atyre se si ata janë më të mirët, se si të vazhdojnë rrugën e tyre dhe mos të dëgjojnë të tjerët, iu është rritur aq shumë vetëvlerësimi sa nuk e pranojnë dot këshillën dhe kritikën. Të botuarit të krijimtarisë në rrjete sociale ku kemi të afër dhe miq të cilët patjetër që do na vlerësojnë pozitivisht nuk është tregues se jemi shkrimtarë të mirë. Shkrimtar i mirë bëhesh kur përmisohesh nga kritika, kur krijimtarinë e ndan me shkrimtarë të tjerë të vjetër dhe me përvojë të cilët të japin udhëzime të ndryshme se si të përmisohesh.
Të mos nxitohen për të botuar: perjudha minimale e një libri i cili duhet të qëndrojë aty për t’u pjekur në furrë duhet të jetë nga pesë deri në të paktën një vit. Sot të rinjtë mezi presin të botojnë, por pastaj ose ndeshen me kritikën dhe demoralizohen, ose me vetëpërmisimin bëhen pishman, pendohen ata vetë me veprën e tyre dhe jo që s’jaën më krenar me produktin e tyre por përpiqen ta fshehin dhe ta heqin nga tregu.
E fundit: të jenë të guximshëm po, të jenë këmbëngulës po, por jo kokfortë. Dallimi është se të qenurit kokfortë bën që në vend që të përmisohen të njëjtën vepër të tyre ta dërgojnë në portale të ndryshme ose shtëpi të ndryshme për botim, deri sa të dalë njëra që ta pranojë. Kurse të qenurit këmbëngulës do të thotë të moshequrit dorë por në të njëjtën kohë dhe përmisimi, pra në momentin e parë që një revistë letrare apo shtëpi botuese të refuzon botimin, atëherë para se ta dërgosh tek tjetra e tek tjetra përmisoje, sille në formën më të mirë.
Një mesazh të fundit?
REVISTA HESHTJE
Brenda çdo gruaja ekziton një tregim, një histori unike e cila ia vlen të rrëfehet. Edhe pse shoqëria dhe sistemi gjithmonë na ka diskriminuar, është përpjekur të na heshttë ose të na diktojë se si duhet të heshtim vazhdimisht sepse mendimi ynë është i parëndësishëm na bën që ta shtyjmë thellë vetes tonë derisa ta groposim atë histori. Pastaj dhe ne vetë e groposim akoma më thellë duke iu dhënë rëndësi të tjerëve dhe shumë gjërave të tjera duke përpjekur me i bërë dhe me i arrirë të gjtihë dhe me i kënaqur krejt njerëzit e tjerë, lejojmë që ai tregim të vazhdojë e groposur atje thellë brenda vetes tonë. çdo histori meriton të rrëfehet, zëri çdo gruaja meriton të dëgjohet andaj merre guximin ta shpëtosh prej aty ku e ke groposuar atë tregim dhe rrëfeja botës, ndoshta gra të tjerë do gjejnë motivim, do gjejnë ngushëllim për vetet e tyre. E mund të bëhesh edhe frymëzim për gra të tjera që të rrëfejnë historitë e tyre.
Si e shihni ju “HESHTJEN” si koncept?
REVISTA HESHTJE
…