| Nga LEJLA ISMAILI |
Ta këpus trëndafilin,
jo zemrën tënde copë,
t’i ndaj fletët një nga një
e t’i mbledh në grusht
me fletët e kuqe bashkë,
t’i mbledh hallet e tua
t’i vë buzët mes tyre
e t’i fryej lehtë
hallet gjithë të t’i largoj
aromën vetëm ta lëshoj
Të bëhem ai gjethi jeshil në prani
e të ruaj nga ferrat e t’bukurit trëndafil
Mos të shpojë dorën
e as n’shpirt t’ve plagë
të kapë e të çojë
në përjetësi pa u plakë
Të më mbetesh gjithë
si trëndafili me erë
që nuk vyshket kurrë
se do të jetojë përherë
atje ku vdekja ,
vdekjes do ti thotë,
‘vdis më se kto të ndershmit
pëgjithmon të rinj do t’jetojnë’