| Nga LEJLA ISMAILI |
Sa herë zgjohem nëpërmjet
mrekullis tënde, të ndjej
Sa herë hap e mbyll sytë
për të pa madhështinë tënde, të ndjej
Sa herë mbushem frymë
e në krahëror shlirohem, të ndjej
Sa herë iki e lundroj
së menduari, si bie aspak fundit,
përsëri të ndjej
Sa herë ndalem e shikoj
përreth, begatitë më përmbysin, të ndjej
Më fal për,
përtacinë
mosmirënjohjen
dhe pak falenderime…