E BUKURA MOSHË

| Nga BLERTA BAFTJARI |

Valë, valë…

Valëzojnë flokët mbi supet e fytyrën e bukur,

Sytë shkëlqejnë ku japin shpresë për jetë

Lëkurë e butë, të kujton mëndafshin

Prehje është trupi yt,

Nëpër kohë kalojnë edhe dallgët

E rrudhat vallëzojnë në fytyrë

Fijet e bardha zbehin balsamin

E shtojnë ashpërsinë e kohës

Por edhe në to është e veçanta melankoli

E së bukurës pleqëri