| Nga BLERTA BAFTJARI |
Mbahu në vete do thoja,
Përderisa mendja të pëshperinë,
Nuk je vet
Prapë ajo të mbanë mbyllun në qelinë e saj
Fat, është
T’a shohësh veten
E të kundrosh pak me të
Do ishte një terapi e mirë
Kur ke krahët
Zgjati, njëri tjetrin le t’a shtrëngojnë
Besa përqafimi i vetes
Është ngushëllimi ma i mirë
Në mbetsh vetëm
Në rrugën e qetë
E me gjethe vjeshtore
Në errësirën e jetës
Hija do të shoqëroj
E të ndjek pas
Se dhe ajo është pjesë e jotja
Mos u frigo
Kur kambët e tua
E marrin shtegun pa udhë
Besoju dhe vazhdo
Do të shpien në fund të tunelit
Të mendimeve të errëta
E fytyrën fort do t’a përqafon dielli
E do i buzëqeshësh mirësisë së jetës
Do thuash
Faleminderit, që pata veten.