KUR ZEMRAT DUHEN

| Nga DASHURIJE BAJRAMI |

Nëse zemrat thjeshtë nuk duhen,

në kujtime s’kanë si ruhen,

kur prezenca ndjen mungesën,

menjëherë e formulon ftesën!

Por, në ftesë kur s’ka prani,

fillon shpirti ndjen mërzi,

më këshillo tha pak ti or mik?

Për parajsë bëhu ashik!

Kur vet shpirtat pulsojnë emra,

fshihen thellë aty tek zemra,

bukur e kishte thënë dhe shkruar,

autori me dy fjalë shpjeguar:

“Nuk ka mundësi ta duash dikë, e të mos përmallohesh për të!”