Dashurije Bajrami, e lindur dhe banuese në Gjakovë, Dashurije Bajrami është autoria e librit me poezi “Ndoshta edhe unë një ditë”. Poezi të cilat flasin për dashurinë, për vlerat njerëzore, edukata e bukur, për shoqërinë, natyrën dhe hyjnoren. Me fjalë të tjera autoria është munduar të përçojë përmes vargjeve vlerat njerëzore që duhet t’i ketë një njeri qoftë edhe si gabimtar dhe jo perfekt nga natyra.
Si ndodhi takimi yt i parë me letërsinë dhe kur re në “grackën” e saj?
REVISTA HESHTJE
Të parfumosësh shpirtin me ngjyrën e penës për ata që me të vërtetë e duan, është mrekulli që vetëm ata e kuptojnë! Qysh në shkollën fillore dashuria për letërsinë filloi të rritej dita-ditës. E doja aq shumë saqë të gjitha ato që më duheshin t’ia thoja dikujt ia shpjegoja lapsit, e lapsi merrte udhë deri tek fleta, pastaj i shpërfaqte që t’i lexonte brenda ambientit shkollor. Koha më e bukur, ah ç’kohë nostalgjike ishte ajo! Prindër, shoqëri dhe mësues që krenoheshin me mua. Por çfarë ndodhi më pas, çfarë ndodhi me Dashurijen e penës së bukur që i kënaqte njerëzit derisa e shfletonin nëpër rreshta!
U shkëput një kohë nga ky lloj ambienti, edhe pse shumë e donte shkollën, dijen, shkrimet….
Në atë moshë hamendej se në çantën e saj mund t’i fuste edhe dashurinë e jetës dhe diturinë që me të dyjat të udhëtonte në një destinacion.
Por jo, thjesht ishte një mendim i gabuar adoleshenteje, ajo tanimë duhej të zgjidhte mes dashurisë dhe dijes. Në jetë asgjë nuk është rastësi, ngase pas asaj shkëputjeje Dashurija disi arriti të rikthehej tek vetja.
Në këtë rikthim, në këtë “ringjallje” apo në atë “grackë” siç e quajtet ju, ishte një grua e artë që më shtynte, motivonte shpirtin dhe forconte t’ju bëj ballë atyre që më mbyllen dyert, zhvlerësuan artin dhe shthurën ëndrrat.
Grua si e veçantë në zemrën e Dashurijes që kurorën prej perlave të shkrimit nuk kishte pasur mundësi ta fitonte për vete tanimë, dëshironte nga shpirti t’ia rregullonte një gruaje tjetër.
Ndoshta dhe vetë vetes ia ke parashtruar atë pyetjen e famshme “Pse shkruaj”?
REVISTA HESHTJE
Nga dashuria e madhe që e kam për shkrimin, nuk e di nëse i kam bërë vetës këtë pyetje ndonjëherë! Momenti kur frymëzohesh është ajo dashuria e papërshkrueshme kur fillon dhe qëndisë përgjigjen e kësaj pyetje përmes penës dhe zemrës.
Disi ndjehesh e lehtësuar por, njëkohësisht e lumtur kur shkrimet prekin shpirta dhe jo vetëm t’i lexojnë por edhe t’i meditojnë thellësisht shkronjat nëpër vargje!
E më e bukura e kësaj të presin me padurim ndonjë shkrim tëndin.
Me çfarë sfidash përballet një poete grua?
REVISTA HESHTJE
Duke pasur parasysh se gruaja është një qenie e veçantë, për t’i rrëfyer vargut të poezisë vështirësia më e madhe për të është koha dhe përkrahja, prioriteti i dhënë nga familja e saj e ngushtë dhe e gjërë. Ndërsa sa i përket vështirësive të tjera është në gjendje të thyen barriera kur asaj i vjen frymëzimi. Madje edhe në këto vështirësi të cilat i ceka më lartë do të gjejë mundësi herët a vonë disi të deportojë tek suksesi, sidomos nëse shkrimin e ka dhunti!
Poezitë tuaja janë si rezultat i frymëzimit apo punës së pareshtur?
REVISTA HESHTJE
Poezitë e mia ndoshta do t’i ndërthurja me të dyjat. Por nëse do më duhej të veçoja vetëm njerën, atëhere do të anoja kah frymëzimi.

A do ketë një libër të dy dhe si do jetë?
REVISTA HESHTJE
Nëse Zoti do të më japë jetë, pse të mos ta shumojë lëmoshën rrjedhëse që të më mban të “gjallë” edhe pas vdekjes sime. Shkrimet janë të gatshme por, sa do të kem mundësi ajo është çështja, ngase dëshira është tjetër e mundësia tjetër!
Megjithatë me shumë gjasa do të ketë një ndërthurje, njejtë si libri i parë me poezi, prozë, esse, monolog….
A keni shkruar ndonjëherë prozë, dhe a mendoni të shkruani ndonjë novel ose roman?
REVISTA HESHTJE
Prozë kam shkruar dhe janë në librin e parë , të gatshme edhe për librin e dytë! Për novel nuk është se e kam menduar njëherë, për roman po, bile për këtë disa persona më kanë kërkuar të filloj romanin e parë me ngjarjet e jetërave të tyre. Edhe pse njëherë nuk e kam atë guxim dhe nuk e di pse!
Çfarë këshille do i dhuroje shkrimtareve të reja?
REVISTA HESHTJE
Dëshirën për ta ndarë me të tjerët asnjëherë mos ta anashkalojnë, do t’jenë fitues. Në këshilla ndaj njerëzve të penës mos të ndihen të fyer, ajo do iu bëhet përmisim, zbukurim, ose thënë ndryshe qershia mbi tortë si fillestare kur gjërat kërkojnë përmirësim. Mos të dorëzohen asnjëherë nëse shpirti i flet penës dhe pena flet përmes zemrës, duke pasur kujdes të mos të largohet nga vlerat dhe njerëzorja. Por, duke pasur parasysh egon dhe lakminë e saj duhet t’iu shpallë “luftë” në një farë mënyre, që të mund të mbizotërojnë vlerat, dhe që këto të fundit të mund të arrijnë cakun e duhur!
Çfarë nënkupton për ju nocioni Heshtje?
REVISTA HESHTJE
Në të shumtën e rasteve e shoh edhe si dhimbje e fashuar e dorëzuar përkrah armës më të fortë e cila quhet lutje! Heshtja ngjan me pendën ku ngjyra e saj mund të përshkruaj në mënyrë mahnitëse dashurinë e dikujt që t’kuptuarit e saj i shpreh si mençuri përmes syve duke i folur vet shpirti! Në të kundërten e asaj, heshtja mund të bëhet ngjyrë e penës e shëndrruar në det me valë të vrullshme në të cilin fundoset secili që s’di të mbrohet!