TI ME BËN

| Nga LEJLA ISMAILI |

Të fle ëndrrash të stolisura

Të notoj shikuarit në sytë e tu

Të buzëqesh hareshëm pa arsye

Të iki me endje qiejve mbuluara me re

e të shoh vizëllueshëm yllin e jetës sime

Të shkruaj ndjenja bashkë me zemrën rrëmbyer

Të nuhas erën e më të vlefshmit misk..

Të humbas vetmuari në turmën e dendur njerëzish

Të eci e flas mes zërash qëndisur nga e jotja gjuhë.