RITMI I NATES

| Nga LIRIDON HYSENI |

Nëse nata m’jep jetën
Q’e kërkova nëpër fantazi,
Sorollatesha si i marrë
Prandaj moj natë arrite ti,
Si perëndesh shtrihesh fshehtazi,
Brenda meje bosh q’jam mbetur,
Ti s’ngurron ngacmon lehtazi
Vullnetin e tretur…
Moj tinzare!
Zvarritesh por pa dinakëri
Nëpër mendjet e tunduara,
Përdridhesh me çiltërsi,
Krahas hyjnive t’palëkundura
Endesh me jehonë,
Mespërmes frymës intime,
Të ëndrrës së vdekur,
T’varrosur me motivime!
Si fatkeqsi e radhës,
Një parajsë iluzioni,
Para syve t’mallëngjyer,
Shtrihet bifurkacioni!
Ai ritmi i kësaj nate
I ndarë në realitet, e dhimbje koti!
Falem unë, falesh dhe ti,
Natë e bukur, natë pendimesh,
I falemi Zotit me çiltërsi,
Ikim drejt Tij zvarrë, por pa dinakëri!
Forca tretet, por pak mbetet,
Mbi malin e zërit t’pendimit,
Kur u ngjit trupi i rënduar
Dhe peshoj i përulur, i nënshtruar
Para Zotit, me natën krahazi
Sytë e molisur, duart lartazi!
Jehojmë bashkë këngën e heshtur,
Me natën i thërras shpirtit të therrur
“Për një jetë ia vlen t’durosh,
Për lumturinë, më pak t’kuptosh,
Kur parajsa s’mbetet vetëm iluzion,
Shpirti shërohet e nata gazmon!”