| Nga DRITAN SKËNDERI |
O ti shpirt me roje qielli
O buzeqeshje perendie
Ti m’bën dritë më shumë se dielli
Sytë e tu i shoh ndë yje
Me çiltërsinë e shpirtit tënd
Me ngrohtësinë që ke në sy
Sa më kthjell po aq më çmënd
S’gjenë qetësi ky shpirt pa ty
Flokët e tua tek valëzojnë
Frymëmarrjet jetë, gjallëri
Shpirtin tim në vals e çojnë
Ndë frymë tua gjej freski
A s’ma zgjat atë dorë prej bore
Tok mbi retë ne të vrapojmë
Engjujt këngëve tua thonë prore
Ne mbi qiej të vallëzojmë
Pa t’më dehin notat tua
N’krahë të tu unë të flejë gjumë
Kur t’dëgjoj fjalën “të dua”
T’më kthjellë zëri i bekumë
Tek më flet, më pëshpërit
N’përqafim, me ashk, ngadalë
Buzët n’vesh tek mi puqit
T’mos dijë shpirti nga t’më dalë