| Nga LIRIDON HYSENI |
Gjaku i martirit të mitur
Rëndon gjer në bërthamë të kësaj toke
Në një pllamë dhè thuajse të shafitur
S’ka që hap sytë e kësaj bote
Tek e fundit s’na është premtuar dynjaja
As pikë mall për të nuk mbajmë
Thellësisht e strukur stoike më e larga
Na mbush me vaj kur lotojmë
Na shkërrmohen gjokset
Kur fjala e vertetë shtypet në fyt
E në histori si viktimë kamuflohet
Ai që fëmijë mbyt!
Mos qaj bir, mëshira po na pret
Matanë kodrave kur ezani thërret
Mbi t’a hyjnorja shtrihet
Nga ky gjak martiri bota do të dridhet.
Dhe të dëshmojë krijimi
Për fjalën që u luftua me ngulm
Në histori u shkrua si e drejtë e njeriut
Por drejtësia e Tij nuk ka të dytë rrugë!