ATY KU

| Nga NADA DOSTI |

Në dhomën e gjumit të djalit tim gjendet një hartë. Në hartë gjendet një vend në formën e gërmës elif. Nuk është mëmëdheu im, por mëmëdheu ynë. Do doja të zhytesha aty brenda me një kapërcim të vetëm.

Qytete prej guri. Përgjatë lagjeve të qyteteve gjendet një shtëpi po, një jo, një ndoshta.

Një grusht shtëpishë, pastaj rrënoja. Nuk ka drita por zemrat ndriçojnë. Kryegjella e sofrës është kripa, dhe ujë prej pusit të bahçes. Aty ku një vajzë po tundet në kolovarsen e saj. Flokët e kapura topuz nën një shami të bardhë. Veshur me një fustan të zi me fije të kuqe si fije ari.

Disa bulldozerë që vijnë prej ferrit përbijnë çdo gjë që iu del para. Edhe kolovarsen në degë të ullirit bashkë më pemën. Vajza mbeti jetime. Sa hap e mbyllë sytë u bë grua.

Teksa po e lija mëmëdheun tonë, për t’u kthyer tek atdheu im, më ulën me zor në një zyrë ngjyrë bardhë dhe blu. Më lanë të pres me orë të tëra, si një formë kërcënimi për mos u kthyer më. Do kthehem patjetër. S’ka gjë që më ndal për t’u rikthyer aty ku më mbeti zemra.