| Nga SANIJE BAJRAMI |
Ç’është kjo ndjenjë
Si quhet kjo ndjenjë
Kjo ndjenjë që po më ngulfat
Ae quani dhimbje
Ae quani vuajtje
Po ç’rëndësi ka
A po e ndjeni?
A po ju përçon trupin
Më pas po përçon lëkurën
Ashtu si po gërryhet lëkura
Nga cepi në cep
Nga ai cep më i lart gjerë te ai më i ulët
Ja dhe tani po përçon eshtrat
Eh këtu dhimbja është e egër
Dhimbja po të shuan fuqinë
Fuqinë po e shterron egërsishtë
Po thyhen eshtrat
Po thyhen mendjet
Po rrezikohen trupat
Po rrezikohen mendimet
Një litar del rrugës
Litar i gjatë, por me një fund
Fundi i litarit,marrja e vendimit
Ndodhesh aq afër
Më afër qiellit se dheut
Më afër shpirtit se zemrës
Je aty ku sytë e botës jane të zinjë
Je aty ku fryma leshonë zinë
Je afër dritës së errët
Mjafton të më prekësh
Më prek dhe çlirohu, tha drita!
Po si të prekemi kur ka dritë në jetë
Të prekemi e të mos ketë jetë
Jetë do ketë sa të ketë fletë
Do ketë jetë e do bëjmë jetë
Aty do ndris mendja
Aty do kthehet endja
E do endesh në kohë
Vetëm që te kuptosh
Se të jetosh do kohë
E asnjëra nuk ish e vërtetë
Dhimbje cep më cep
Ama jo e vërtetë
Ajo qenka thjesht zemra
Aty qenka edhe mendja
Aty qenka dhe dera
Aty qenkam dhe unë
Aty ku merr fund
Aty ku fundi, nuk është fund!