| Nga SANIJE BAJRAMI |
Do doja të isha aty
Do doja të isha me ju
Do doja të ishim afër
Do doja të mos ndaheshim
Do doja të bisedonim
Do doja të mos mungoja
E akoma më shum do doja të mos mungonit
Do doja të jetonim aty ku dikur jetonit
Do doja më pak kilometra
Do doja më pak letra
Do doja harmoni e lumturi
E gëzim per bukuri
O sa fort do doja te shiheshim
O sa shum po dua
E asgjë nuk po marr,
Se në gurbet më jeni tharë
Më jeni tharë e keni humbur
Atje larg të përhumbur
Por kjo tok ju thërret
Për motë e per vjet
Thërrasin malet
E thërrasin zogjtë
Se ju shqiptar më keni dogj
Më keni dogj nga pikëllimi
Kur në agim ju pret mërgimi