DOLI NGA SHTYPI LIBRI ME POEZI “VAKT’I”

Libri me poezi e titulluar VAKT’I, nga autori Taxhudin Shabani, është poezi e përmbledhur gjatë tridhjetë viteve krijuese të autorit, edhe atë duke filluar që nga viti 1992, që nga shkolla e mesme, e duke vazhduar deri në vitin 2022.


Përqasja poetike e autorit është një vërshim përjetimesh ndër etapat qq kulmon me bredhërin e përqasjes mbi kohën, tek poezia e autorit koha gjithnjë lufton me kohën, përshkallëzohet, flet, e bëhet njeri, vdes e ringjallet përsëri. Anatomia e vargut noton vazhdimisht, krijon gjakun, pulsin mbi vlerën universale të pafundësisë, disa here, si absurdistë, disa here si mistikë, e ndonjëherë edhe apokaliptik…


Terri në të shumtën radhës ka plot dritë, por në disa trajta, drita është plot terr, ky anakronizëm është i lejuar poetikisht, gjersa krijon mëkatin e të qenit poet në kohen dhe hapësirën ku vepron… Edhe pse hapësira dhe koha është një momentum inekzistentë që në metakohë dhe në metahapësirë vazhdimisht lundron. Me shpresë se do ta shfletoni këtë “album në vargje” të poetit.


Në një kohë të afërt, libri do të del së shpejti e botuar nga SHB Logos A – Shkup.