| Nga BLEARD MEHA |
Le t’i mbushin pellgjet me lotët tanë
Zemra jonë është prej gjaku
Dhe s’të dëgjon
As ty
As mu’-
Ka tapetin e vet
Le t’i ndjekin të përndjekurit,
Se gjaku jonë është i kuq
Dhe shihet që nga larg nga historia
Se,
Se vashat tona kërcejnë nga shkëmbi
Dhe s’njohin pushtues
Sepse shamia e tyre është e kuqe
Dhe i flet qiellit lartë, bindshëm…