| Nga SANJA HOXHALLARI |
Një kometë e zezë u spikat
Dje herët në mëngjes,
Teksa ndizej e zënë mat,
Kurrizshuar pa ndonjë mbresë.
Rrumbullake përsëprapthi,
Shitej e paqtë me hare,
Në artkand s’u përfill fare
Veç nga një blerës pa kumtesë.
Në atë qiell të sapoaguar,
Kulmorja ish’ e zezë sterr,
Bota gjeti një simfoni të çjerrë
Ngjyrash, vazhdash, gjumëtrazuar.
Ylli me bisht krejt natyrshëm
Zbriste në tokë dalëngadalë,
Në cep të telajos mrekullonte
Atë Diell që la pa fjalë.
E i afrohej nënvetëdije
Që ta shkrinte si n’përrallë,
Pa dhimbje, pa heqje
Veç po aq sa kish’ mall…
Ah, andrrallë!
Jam Gjallë…!
Hall!