| Nga SANJA HOXHALLARI |
Eja në pentagramin tim
Që prej kohësh ka ngelur bosh,
Pret artistin të vejë ta shkruajë
E një shëmbëlltyrë që ta joshë.
Eja zbulo botën e kujtimeve!
Mbytu urtisht në gjakun e tharë,
Në njollat e skalitura që pat’në ujitur
Dikur, atë dhé që dukej kusar.
Eja, pa ngurruar,
Me një frymë t’i lexosh,
Letrat e bardha që rrinë strukur,
Pa gërma, në kosh.
Eja, noto,
Në ujërat e shajnitur,
Gërrmo thellë në to,
Do t’dalësh i sfilitur.
Eja,
Pa frikë,
Jo siç unë të thërras -me frikë-
Se e di që më je, e vetëburuar.
E
J
A
T
I