TË PASH TY

| Nga LEJLA ISMAILI |

Të pash ty, e veten e gjeta shkretë
Të pash ty, e unë qenkam humbur për jetë
Të pash ty, e m’u trazua turpi në asht
si po frymokam pa t’vërtetën ashk
M’i hodhe poshtë ata që unë i emërtoja halle,
kur shoh se si mban në duar copëzat e bijës tënde..
Më hoqe ndryshkun që m’kish ngurtësuar zemrën..
Më tërhoqi zvarrë atë që i thoja pikëllim
ku t’vërtetin s’paska parë kurrë shpirti im..
Më vjen të ik e fshihem diku largë,
turp, kur pashë fëmijën të ngushllon
të voglin vëlla..
Mëri, kur shoh si shkuajnë në duar emrin
prindërit fëmijëve të vetë
po që se vdesin, të munden t’i gjejnë..
S’e di, a e ndjen edhe ti
a ndoshta kemi vdekur,
Ata vdesin krenar,
ndërsa ne, ecim nëpër tokë të gjallë,
e me zemër e shpirt t’vdekur
A të shkundet e të shkulet
Zemra deri në fyt ..
A mbyll sytë e mendon sikur t’kishte qenë
evladi yt..
Juve ju pash, sa të ngritur e vetëdijësuar,
vlerën ia keni dhënë vendit të merituar
se jeta nuk mbaron me kaq,
vazhdimi i saj është atje ku sytë se kanë parë
ku veshët më parë aso lloj zëri nuk kanë dëgjuar
e as mendja fare s’të ka shkuar..
Pendohem, lutem e përgjërohem
ju jeni ata që perdet na i keni ngritë
se besimi edhe vështirësinë e shëndritë
Po, por mos u mërzitni,
e vërteta do e gjejë vendin e vetë
por ne jemi duke u matur
kush sa është i drejtë,
kujt sa i dhemb zemra
sa e ndan me vëlla si të jetë e vetja
gjërat në gjithësi i kemi ngatërruar
me vlerë ka sendi se robi i liruar
sa shumë që jemi rrënuar
të ngjallemi se jemi duke u sulmuar
Si të vazhdoj më tej të shkruaj
me gjak a me ngjyrë
a me lot që na janë ngrirë..?
Jo, as kjo nuk qetëson
dhibjen për një njeri
por vetëm një gjë e di,
ju jeni fitimtarë gjithmonë,
na zgjuat e na prezantuat me këtë trimëri..