METAMORFOZA E AMËL

| Nga AMELA TEMJA |

Ndryshimet vijnë me erën, me kohën, me minutat dhe vitet që nuk kthehen.

“Nji ditë ke mem kuptue!”

Ajo ditë vijka shpejt…

Çdo gja kthehet, rrotullohet, të vjen përballë, anash, të prek, bahet nji me frymën tande. Por ne jena shumë të vegjël me e rritë kësilloj mendimi në mendjen tonë. Metamorfozë e pashmangshme! E amël dhe e ithtë.

Në krye më lun nji kangë, më rrjedh dej në vena, zani i saj, zani i tij… E ata i dhanën krejt! Sot, unë me pas e me qënë kush jam. Jam pjesë e tyre por jo ata, jo si ata. Edhe pse shumë desha.
Sot, botën me mujt e nal kjo zemër e ia dhuron tanë zemrave t’tyne! E prapë, hakut si del n’qosh.

“Nji ditë ke mem kuptue!”

“Atë ditë, kur tanë botën ke me mbajtë në duert e tuaja, kur nji rrahje e vogël zemre ka me t’çue zemrën tande peshë, kur dy sy kanë me të lëvrit shpirtin prej vendi. Nji ditë ke me e kuptue pse frymëmarrja jote asht ma e randë mbi kyt dhe.”

Foto: @fatihaydemir