| Nga BLEARD MEHA |
Po sikur ajo që bëjmë, është e gabuar
Apo e mirë,
Ku gjithëçka është një kleçkë?!
Po sikur, gjethet që bien në kohë vjeshte,
Të jenë qilim i maktheve, dhe jo ëndrrave
Të romancave?
Çka nëse, aroma e detajit të një dite,
që ngarendet për të ngjallur nostalgji,
të jetë gjurma e një të ardhmjeje,
Dhe me vdekjen,
Ne lindim?
Çka nëse, gjithçka qe e gënjeshtërt, kokë e këmbë,
Dashuria, çfarë do ishte,
Dhe bota bashkë me të?
Çka nëse ajo s’do vinte,
Dhe kështu do fitoje, dhe jo të humbje?
A do e doje? Urreje?
Apo këtu dy gjëra ndjekin njëra-tjetrën?
Dhe po, jeta pastaj duket e mbushur me dredhira.