A MË NJEH

| Nga LEJLA ISMAILI |

Kur të trogisja natën
rallë,e hiq herë
a të kujtohem vallë,a më njeh..?
Kur më thërisje disa herë në ditë,
jo çdoherë përgjigjesha,a më njeh..?
Kur më the ‘lexo’ e librat më kishin mbuluar raftet ,e injoranca m’kish ngrënë trurin,a më njeh..?
Kur vija me përtacinë më të madhe ,
për të mar mirësitë që i përgadite për mua,a më njeh..?
Kur më thoje ‘më thir’ se jam më afër teje se ç’e mendon,e atë thirje e zëvendësoja me ankesa te të tjerët pos Teje,a më njeh..?
Kur më thoje ‘falënderom’ se të shtoj mirësinë,
e si e hutuar jetoja duke u kënaqur me begatitë që mi zinin sytë,duke haruar falënderim,a më njeh..?
E di që më njeh,
se më deshte
se më krijove
se më fale,
më drejtove,
të frymoj shumë vite me radhë më lejove
ikë ku të ikë,prap s’kam ku të shkoj
kthehem kokë ulur,se tek Ti në paqen qëndroj..