PËRJETËSISHT TË HESHT

| Nga DRITAN SKENDERI |

Tek më rrije e më prisje

Të kaloj aty pranë

Ah!, në shpirt më gudulisje

Me fytyrën por si hanë

–

Me ojnik mu mbështoll trupi

Shpirti m’prehu në freski

Ty t’ngjyrosi faqet turpi

Unë ngjyrosa dashuri

–

Pa vështrova tokë e qiell

I pash t’vockla të qëndroj

Pa dritë shoh dhe hanë e diell

Nurin tand kur e shikoj

–

S’më nxë vend, hapësirë mua

S’më zë sy, s’më ngop asgjë

Veç kur jam në krah të tua

Gdhij në mbret, s’më duhet gjë

–

Jakmë qetë, e buzëqeshur

Më fal një puthje qetë-qetë

Përjetësisht t’flej gjumë heshtur

E t’më zgjasë puthja përjetë…