TAKIMET

| Nga DASHURIJE BAJRAMI |

Për ç’përsëritje e ke fjalën,
nëse takimet veç shijojnë,
cilët shpirta e dëshirojnë ndarjen,
nëse zemrat dashurojnë!

A thua takimi u bëhet ombrellë,
për ata që pretendojnë se duan,
apo për ata që në shpirtë ndjejnë thellë,
se takimet dashurinë shtuan.

Aman, shpirtat që janë ashik,
ndonëse askush si kupton,
ata zemrës i kanë vënë pikë,
për dashurinë veç frymojnë!