KOHË KTHIMI

| Nga NAZIF AGALLIU |

Qyteti ecën në identitet

Në pëllëmbët e dallgëve

Me  hite elegante shkrep

Në të gjitha ditët fosfori ezoterik

Vajzat ngjiten në Mangalem

Më e bukura e Beratit

Përhedh djemtë që zbresin kalanë

Edhe gurët e sokakut

Veshur  me vellon e jargavanëve

Qyteti zhvesh kopertinat e gjenezës

Zgjidh kontratat me dimensionet e moshës

Pa kontrase pa skadencë

Në të dy Erërat një plazmë

Korporatë e arkitekturës hap krahë

Kohë kthimi në Berat

                                                               2021