SËNDUKËT E HESHTJES

| Nga VALBONA KOLAVERI |

Sëndukët e heshtjes
Po pluhrosen ndjenjash,
Harresës së shpirtit,
Po zgjatojnë
Rrënjët e vetmisë

Ujshëm flenë malluar
Nën lotë brengash e malli,
Ku në drurin e dhembjes,
Janë gdhëndur rrathë rrathë
Gjithë muret e zemrës

Murosur brënda tyre
Rri vetja e pabindur,
Nën kapakë të rëndë faji,
Mbysin tingujt e ciflosur,
Të këngëve të pakëndueme,
Ku brofin tëmthat vëndit

E mdryshkur çelësash
Të harruar fjalësh,
Të vërtetat flenë
Në heshtje pa bërë zë,
Me gjuhën kafshuar nën dhëmbë ,
Ironisë së fatit.