| Nga LEJLA ISMAILI |
Jeto, puno
Vrapo, rrëzohu e ngrihu
mërzi e gëzim
me vite të tëra në luftim
me vetveten, nefsin…
i hap sytë, e sheh pastaj: mashtrim!
e di! E ke kuptuar por përsëri i zhytur
n’vrimë t’thyer,
pa e pasur të mundur
me ia dalë kësaj bote…
I gjithë ky film i përgatitur për atë skenë..
për atë moment takimi e largimi..
ku mbeti i gjithë ai njeri me gjithë atë forcë..
si i humbi fuqia, edhe të folurit
po edhe të pamurit e të dashurve të tij
Shtrirë, e ka mbuluar qetësia
gjithkënd përreth..
veç fjalës, sytë flasin lot
se e dhimbshme, të shohësh të dashurit
si po ndahen nga kjo botë..
ta ndalësh, s’e ke atë mundësi..
t’i flasësh, nuk t’a kthen,
shkëputur nga të folurit e këtejmi..
Thjesht, në pritje..
pritje e takimit të fundit
për të ikë në jetën e ardhshme
për të jetuar për gjithmonë..