| Nga DASHURIJE BAJRAMI |
Vet ajo që e ndjen të shtyn dhe t’ia thuash,
nëse të flet shpirti që aq shumë ta duash!
A t’ka ndodhë më thuaj veç njëherë ti mu’
mes fjalëve të bukura lotët me t’piku?
A t’ndodhë ndonjëherë shkronjat me t’u ndezë,
ku fjala të mbet në fyt e ti me buzëqeshë?
Kështu ndodh kur zemra në takime bën nderë,
ku shpirti gjen paqe a nuk quhet vlerë?
Nëse rrugës destinacioni i duhur vihet,
s’ka si të mos të ketë mirësi ku e vërteta dihet,
ta kesh të vërtetën duhet të jesh i pranishëm,
jo thjeshtë për dëfrim por të jesh i njerëzishëm!