| Nga DASHURIJE BAJRAMI |
Shitesi i luleve nuk ishte më,
sikur edhe pazarët s’bënin shumë zë,
një lule pa aromë kishte mbetur,
edhe pse bota ekziston ende s’ishte tretur!
Një kalendar sikur datën e kalonte,
edhe pse aq me kujdes datat i transmetonte,
për ta kuptuar se ditët janë thjeshtë ditë,
ti si krijesë asnjëherë mos u habit,
një pasqyrë në tokë një dashuri e gjallë,
sot frymon por nesër do të mbetet datë kujtim në kalendar!
Numrat janë thjesht numra të caktuara,
sot një e mos më shumë asnjëherë të tradhëtuara!
Edhe ty data do të vie aq shpejt,
sikur ekzistenca në kalendarin e rradhitur s’do te jetë e njejtë!
Andaj frymo një numër në kalendar,
veprat të tregojnë për çfarë jetove më parë!
Ato s’të janë krijuar,
vet dora ato i ka shkruar,
që të tregoj në fshehtësi,
se kalorës i ditëve je deri tek data në pafundësi!