| Nga LEJLA ISMAILI |
Nisur kombit,
gjini e fesë
Na lanë pa të gjitha, për besë
Në emër të lehtësimit
të mirës e lirisë
s’e njeh njeriu veten,
s’e di ku të shkojë,
e për ku është nisë..
Po i re rrugës drurit,
Fajin s’e ke ti
Por druri që gabim vendin e zuri
Më kaploi çmendurish,
kur prej njërit një zë doli,
“e ç’mirësi prej t’lashtëve t’mi ka”,
Pa u menduar fare foli!
Se ardhmëria me drejtësi e liri,
tek ata që prej gjyshërve të tij e vodhën,
e në letrat e tyre e hodhën
E ç’i duhet atij të shkreti
ajo që i ofroi kurbeti
se për mall e pasuri
mori vlerat e traditës së tij..
Se i bënë të mendonin,
liri kanë sa të donin
por brenda shtëpive i sundonin
as me fëmijët t’ngrejn zërin s’guxonin
edukatë e respekt
ata ditkan më mirë se krejt..
E ç’të themi
jemi bë hamallë
se me njëri tjetrin
hahemi të gjallë,
po ia deshëm tjetrit
atë që ia duam vetes
jemi fitimtarë këtu
por edhe tej jetës..
Foto@AlexWammis