| Nga LEJLA ISMAILI |
Jeta
Frymëmarrje
Shikimet
Veprat dhe mendimet
të gjithë për një qëllim
si të arrij
si të fitoj
dashurinë
kënaqësinë
mëshirën Tënde
t’a meritoj
E jo të gjurmoj
Së koti të jetoj
kush se ç’ka foli
ç’tha
e ç’i ndodhi
Ikë e shkon rrufe
jeta gjithë andej
S’të pyet kush je
e sa dëshirë ke
të dëfrehesh e kapërdehesh
larg t’vërtetës
të jetosh e dehesh..
Foto@SergioCapuzzimati