Doli nga shtypi numri i tretë i Revistës Letrare •HESHTJE•, me kryeredaktor Medadin Limani.
Revista Letrare, Kulturore dhe Artistike HESHTJE është një revistë vendore-rajonale që botohet në Shkup, por që i kushton rëndësi të qenët e arritshme (online) për shqiptarët kudo që jetojnë.

Në këtë numër (të tretë) të revistës do të lexoni tregime nga Albin Mehmeti, Dhurata Hoti, Ali Pajaziti, Xheni Shehaj, Medadin Limani dhe Mejrem Kryezi.
Kësaj radhe në kategorinë përkthimit do të prezantohet poeti palestinez, Mahmut Dervish e shkruar nga Zeliha Eliaçik, të sjella dhe përshtatur në shqip nga Dritan Skenderi.
Gjithashtu do të lexoni një përsiatje të Nada Dosti dhe duke vijuar me një ese nga Albert Bekaj.
Në vijim do të lexoni poezi nga poetët: Taxhudin Shabani, Dritan Skënderi, Lejla Ismaili, Liridon Hyseni, Neviana Shehi, Brunilda Basha,
Imer Topanica, Dashurije Bajrami, Amir Veliu, Inidia Brahimi, Don Mehaj, Argjiro Ukimeri, Silvana Tota, Nazif Agalliu, Lysien Disha, Hyrë Fazlija, Edi Juniku, Valbona Kolaveri, Bleard Meha, Arben Hyseni,Dibran Demaku, Blerta Baftjari, Emin Ismaili, Amra Memedi, Sanije Bajrami dhe Puntorie Muça Ziba.
Intervista për këtë numër është dedikuar poetit dhe autorit, Shkelzen Halimi nga Shkupi.
Me prozë kemi përzgjedhur shkrime nga prezantohen Amelja Temja, Hamdi Nuhiju dhe Aqime Selmani.

Një tekst promovuese i shkruar nga Bardh Plisi për Burim Myftiun, një kritikë të Agim Baçit, kurse me një udhëpërshkrim vjen Nada Dosti.
Në përmbyllje të revistës ju ftojmë të ndërmerrni një udhëtim pas në kohë përmes një përzgjedhje për rubrikën T’moçme nga shkrimtari Mitrush
Kuteli, por nuk do të mungojnë edhe disa këshilla drejtshkrimore nga Mehmet Elezi për kategorinë Fusnotë.
Në këtë numër, në faqet e revistës, do të keni rastin të të shijoni fotografi dhe vizatime ilustruese nga artistët të ndryshme, duke ju bashkangjitur fjalë të artistëve botërore.
Lexim të këndshëm!