| Nga DRITAN SKENDERI |
Më qëllove!
Rëndë më qëllove, nuk e prisja
Jo nga ti
Në shpirt më qëllove
Me shigjetën e mashtrimit
Binjake e botës
Si mjegull e shprishur agonishëm më ra shpirti përdhe…
Sa shumë të besova…
O Zot!, sa shumë të besova…
Të dashurova poashtu…
Përvdekshëm tu dorëzova
Tu rrëfeva
Qenësisht dhe kristalshëm tu rrëfeva
Kurse ti…
Mi shkele si mizëpërdhesë me buzëqeshje të akullt fare
Shpresat e fundit për të parë botën të më buzëqesh një herë
E zhveshur nga petku mashtrues
Nga petku i magjepsshëm iluzor
Qëndisur me lakmi e dëshira dehëse
Përhumbëse…
Që shpirtin, shpirtin s’ta tregon pa u bërë dhé
Copë-copë mi bërë ëndërrat…
Por unë të fal…
S’ke për ta kuptuar kurrë si e pse
Të paktën jo në këtë botë
Por, unë të fal edhe në këtë botë
Do të ta dëshmoj në çdo pranverë
Duke të dhuruar nga një buqetë buzëqeshjesh të përgjakura
Ujitur me lot malli e dashurie
Mbi dhé do të çelin, sigurisht
Por rrënjët do ti kenë nën të
Në gjoksin tim
Aty posht, nën dhé…
E në botën tjetër
Faljen do të ta ruaj me delikatesë
Do të të bëj surprizë
Po ti mos nxito, jo
Shijo botën, jetën…
Unë do të të pres atje…
Atje do të të pres edhe më hareshëm, më përdëllueshëm
Sepse atje s’ka as mashtrim
S’ka as kohë…