MOS

| Nga DASHURIJE BAJRAMI |

“Mos e duaj “ një femër që gjakun e bën ngjyrë,
kur lapsi i saj shkruan gjërat pa nevojë për pasqyrë,
kujdes “mos e duaj,” atë që mishërohet,
me fletën e ndjenjave ku dhe ngjyra trazohet!
Aman, “mos e duaj “për ndjesinë e saj,
kristale janë lotët nga sytë e bukur plot vaj,
të të rrjep mishin nëse e ndjen në shkronja,
të të grabit shpirtin është shumë e zonja!
Ndoshta duke e lexuar atë nëpër rreshta,
të pasqyron durimin që s’mund ta mbaj as bjeshka,
edhe mali qe besa mbetet një pikë ngjyrë,
sa herë që për mallin flitet, aty s’ka mëshirë!
“Mos e duaj” ngase veç di të shkruaj bukur,
në dhimbjet e saj di të mbetet strukur,
di t’i ngjajë gjakut që të ec mbi damar,
ta lexojë brendësinë si asnjëherë më parë.
“E çmendur” është andaj “mos e duaj,”
për lumturinë tënde dhimbjes i aktron si e huaj,
ditën me ty qesh besa edhe lumturohet,
natën mbetë e huaj kur me Zotin vetmohet.
Të them “mos e duaj,” ngase me lutje mbron veten,
në shpirtin e saj të bukur ta pasqyron t’vërtetën.
Në dashuri me të, të lus mos garo,
nëse s’ke forcë ta duash, të lus mos e dëmto!
Ngase po të garosh do të mbetesh bukur sqaruar,
si varg në poezi apo në një libër rrënjësuar!
“Mos e duaj” ngase ajo acaron në dimrin e ftohtë,
qëndisë bukur karshi teje si një diell i ngrohtë!
Si hartë e zemrës do të rrënjoset emri i saj i plotë,
për çdo shetitje që e bën, fasionuar në botë,
andaj të të them thjeshtë me zemër “mos e duaj,”
ajo di përmes shkronjave me ndjenjat si të luaj.
di t’i japë heshtjes një të bukur lamtumirë,
që si e përhumbur të mbetet xhevahirë!
Di malet t’i përgjërojë duke t’i asgjësuar,
nëse veç pak karshi saj mbetesh angazhuar,
por, të them prapë mos aman “mos e duaj,”
ngase për plagët e saja ti mbetesh i huaj.
Kur bubullimat e shpirtit thjeshtë i bëjnë vërshime,
ajo shkruan për mrekullitë për të bukurat premtime,
kur shpirtin e saj shpeshherë e tradhëtojnë,
ajo di t’i lë në heshtje që varrin t’ia vizitojnë,
andaj “mos e duaj” që t’i shkaktosh dhimbje,
në mençurinë e saj duhet të kesh bindje.
Me ikjen e saj do të mbetesh i ngatërruar,
duke e pyetur veten: “Pse s’mund ta kem harruar?”

Foto@Peter Herrmann