PANAIRI I 27 I LIBRIT TIRANA

Panairi i 27-të i Librit në Tiranë do të zhvillohet nga 13 deri më 17 nëntor 2024 në Pallatin e Kongreseve. Me moton “Të lexosh do të thotë: të jetosh, të zbulosh, të rritesh“, panairi synon të inkurajojë vizitorët për t’u thelluar në botën e librit. Gjatë këtij eventi, do të ndahen çmime për autorët dhe përkthyesit më të mirë të vitit në katër kategori: autori i librit më të mirë të vitit, përkthyesi më i mirë i vitit, autori i librit më të mirë studimor dhe autori i librit më të mirë për fëmijë.