DASHURIA

| Nga AMRA MEMEDI |

Dashuria është pikturë
një pikturë përplot ngjyra

ajo pikturë do të ngelet
e varur në murin e zemrës

nëse dashuria do ishte një pikturë
do ta gjenim te fjala

Fjala nuk mund të blihet
Është dashuri e ëmbël

E përjetojmë
E ndjejmë

Bota bëhet më e bukur
Më e lumtur
Me fjalën dashuri

Foto@HushNaidooJadePhotography