| Nga DRITAN SKENDERI |
Në mes t’acarrit i strukur n’petkun prej akulli
Përpëlitem t’ngroh krahërorim, vetes shpresë ti jap
Pa pritur ca rreze më bien në fytyrë, bashkë me diellin
Një forcë e paparë ma përshkon trupin, e diellit gjoksin ia hap
Më rrëmbejnë lotë gëzimi, më lajnë të tërin me ngazëllim
Tek po prisja vdekjen me trandofilin e akullt në duar
I pashpresë dhe i dorëzuar plotësisht, isha rrugës pa kthim
Ato rreze drite dhe ai diell s’më lanë, më mbajtën zgjuar
Veç pse mendoja për flakjen e atij petku të akullt e të ngrirë
Si një nënë që i kthehet në jetë i vetmi fëmijë i sapo humbur
Në vaj mirnjohjeje e falënderimi përtoke gdhiva i shtrirë
E, rilinda Feniks me zjarrin e zemrës nga ai diell ndezur
Në çastet fundit të ëndrrës sime për rikthimit në jetë
Po luaja valsin e fundit me ato rreze, aq ngrohtë
Më godet për vdekje shigjeta e fatit tim të vërtetë
Dielli i lindur në atë acarr nuk ishte për mua, kam ftohtë…
Foto@MihalyKoles