| Nga VALBONA KOLAVERI |
Pa nënshkrim të dukshëm,
E panjohura ,
Ecën majë gishtash mbi fate,
Dhe nën një loje
Me erën e kohëve,
Duke vështruar pasqyrimin e vetes
Mbi të nesërmen,
Buzëqesh nën pyetjen
Mbi secilin prej tyre,
Papritmas,
Ç’vulë do u lë ?