| Nga ARBEN HYSENI |
Dedikuar vëllaut dëshmor!
Ulur në karrige pres mesnatën…
Pa ty
Përpëlitëm dhe shohë ëndrra zgjuar…
Përsëri pa ty
Pres që të t’gjejë, prapë rri ,rri, rri…
Përpëlitem, djajtë e mesnatës më pyesin se çka dua
Rri ulur dhe nuk u përgjigjem
Kokën ulur ëndërroj lulet e tua
Ato nuk më flasin
Nuk kërkojnë t’u përgjigjem, prapë unë rri…
Ç’dëshiron që të them vallë?
A do t’më pyesësh?
Unë nuk jam në gjendje që të pyes sepse jemi të ndarë!
Kjo ndarja jonë është se ti je larg meje
Kurse unë jam këtu në mesnatë,
Shoh’ ëndrra i zgjuar, e rri…
Foto@ArtsyVibes