I HARRUAR

| Nga AMIR VELIU |

Eh, bylbyl që dikur knoje,
koder më kodër fluturoje,
tash veç era emrin ta flet,
a je shue, a je tretë?

Po ai pllumbi që t’rrinte pranë,
a ka vdekë, a endet vetë?
Lajmet i çonte gjithmonë shpejt,
si shigjetë, fluturonte!
Më thuaj, bylbyl i shkretë,
ku humbi zani i kangës s’botës?

Kur të shkruaj nga malli i zi,
s’di kush i pari u tret në dhe,
hajt, bylbyl, kthehu një herë,
m’këndo prapë si dikur me shpresë.

Që prej ditës që je largue,
nata s’ka hanë, qielli s’ka dritë,
veç breshni mbi zemër m’u lshue,
veç heshtje me erë në vesh më flet.

Nëse kthehesh prej dheut t’fjetun,
knoma kangën e zemrës s’tretun,
se veç zani yt shembë terrin,
veç ti m’kthen t’gjall prej dheut.