MË IKE

| Nga DRITAN SKENDERI |

Më ike… larg më ike
Më le të verbër
Ma more dhe dritën e syve
Sepse me sytë e tu shoh

Më ike… larg më ike
Ma heshte botën përreth
Melodinë e jetës ma more
S’e ndëgjoj dot më zërin tënd

Më ike… larg më ike
Më le në vapë e përvëlim
S’më freskojnë më dallgët e flokut tënd
E malli po më kall, më djeg

Më ike… larg më ike
Më le në shkretëtirë të vetëm
S’gjej kopsht më trëndafila më
Që çelin nga buzëqeshjet e tua

Më ike… larg më ike
Dhe veten time ma more
Por vetëm s’jam megjithatë
Jam me ty, ja… këtu të kam…
Në zemrën time…

Më ike… larg më ike
Ma more jetën por s’më vdiqe
Sepse megjithate frymoj
Frymoj gjallëri… me ty
Në shpirt e frymë të kam
Gjithnji…

Më ike… larg më ike
Por në ikje të gjeta
Me largësinë mu afrove
Të mora mbi rahjet e zemrës sime
Të përqafova me frymëmarrje
Të mbylla në kujtimet e mia më të bukura
Aty të ruaj…
Përjetësisht…