| Nga VALBONA KOLAVERI |
Në stërhollime boshe të mendimeve të netëve ,
Ndaj ëndrrën
Nga sekëllditë e fjalëve që më çorodisin ditët,
Heshtja e heshtjeve
Më flet më shumë se zëri i brēndshëm,
Që bërtet tek formonë një kupolë
Dhe më zetet nën vete,
Aty mbytem të tjera dimensionesh?
Krijoj iluzione të papara drite ,
Dhe mbyllet qepallash shpirti tek i përpëlitet zemrës,
Dhe ndërtoj filigramë të bukur jete,
Ashtu pa u ndier,
I betohem vetes ,njē udhe të pashkelur ,
E rishtaz ndiej magjinë e një kënge ëngjëjsh ,
Të më udhëheqë intuitash ,
I besoj e verbërt,
Sepse uni,
Atje tej ka një tjetër qasje.
Foto@ElizabethDunne