| Nga BLEARD MEHA |
Nji ditë
Pasi kam me u end nëpër botë si Odise
E kam me u përball’
Me tulifar sirene
E do prej tyne kanë me m’ngreh teposhtë
n’greminë
E edhe pasi kam me u end rrugëve si i përhumbun,
e i rezervun për naj rrath t’ferrit t’Dantes,
nese jo për secilin
Kam me u kthye
Me siguri
Të baba
E të nana
Me jau ba,
Që mir’ e kishin pas
Për krejt
gjanat.
Foto@AhmetYuksek