| Nga LEJLA ISMAILI |
Ç’më duhet?
Ç’kërkoj?
Nuk di të të tregoj
Si të të kërkoj.
Për çdo gjë që m’jep,
kam nevojë.
Më jep atë
që me Ty më afron,
që tek Ti të dashur më bën,
që prej Teje nuk më largon,
që i kënaqur nga unë
gjithnjë të qëndrosh
Foto@Richard