| Nga DRITAN SKENDERI |
Kërkoj një pasqyrë…
Ta shoh veten qart, dëlirë
Të vrenjtur e të buzëqeshur
Të mllefosur e të dashur
T’gjitha bashkë në një shembëlltyrë
Një pasyrë dua…
Të më reflektojë mua
Pa sfond e pa ngjyrë
T’më shfaq ç’kam unë në natyrë
Me t’gjitha plagët, dhimbjet e vuajtjet n’një krua
Një pasqyrë kërkoj…
Veten ta shoh tek dashuroj
Si digjem e përvëlohem
Agonishëm tek përmallohem
Në flakë ashku hareshëm tek vallëzoj
Një pasqyrë të tillë…
T’ma shfaq shpirtin n’zanafillë
Me ashk e dhembshuri ftalluar
Për zemër t’çiltër pjekur e gatuar
T’mi shfaq dhe tingujt e dashurisë kënduar me lirë
Ah, sa do doja ta gjej një pasqyrë…
Që shfaq e reflekton shpirt, jo fytyrë
E përjetimet e zemrës si aurorë
Përmalljet e mallëngjimet në kokë kurorë
E zemrat, si djerrinë, në flakë ashku shkrirë
Foto@Giuseppe Patriarchi