| Nga DRITAN SKENDERI |
Në degën e dërmuar nga stuhitë, tharë
Rri varur shpresa ime, e vetmuar
Në pritje të çeljes së pranverës
Kopshti i mbjellë me vuajtje për të lulëzuar
Sytë ngujuar në gurrat e ngrira
Rrjedhat në akullnaja shndërruar
Pranverën presin të çelë
S’munden pa vërshuar
Shpirtin në tufën e zogjve shtegtarë
Qiellin përlarë
S’kthehet dot pa çelë pranvera
Folenë kërkon si ngahera
Dhe zemra, kaq e lodhur, e ngratë
Veç në pranverë gjallëron dhe ajo
S’rrah më si më parë, për askënd
Pushon në tingujt e emrit tënd
Foto@GaryMacklin