| Nga LIRIDON HYSENI |
I mbështetur dhe me sy gjysëm të mbyllur refuzon të fle, por truri i kishte urdhëruar tashmë trupin dhe dorëzimi ishte çështje kohe.
-Oh, Zot I Madh çka po m’shohin sytë!!!
E kap Agronin përkrahësh dhe pa shumë vështirësi e drejton për tek shtrati, humbjet në peshë e kishin bërë te veten. Ai kishte rënë në një gjumë të thellë që s’mbahej në mend. U shastis kur e gjeti ashtu të zvarritur në dysheme por, çka nuk pritej se?!
-Besoj se s’ka alternativë tjetër…
-Më fal se s’isha “këtu”, për çka po flisje?
-Agronin do ta mbyllim, por me konsulta javore dhe do duhet diçka kreative të gjejmë që ti sqarojmë se kinse kjo është përparim për të e jo preventivë.
-Po motër e ç’përparim, I mbërthyer me rroba të çmendurish dhe fjalë për fjalë në një objekt të çmendurish…
-Të lutem mos fillo!
-Mirë mirë, më fal! – Selve tentonte ti ngriste humorin por pa sukses – Por, ç’pate kaq papritur?
Heshtje e zhurmshme nga Gona, zemra e saj kishte vendosur të zhytej në abstenim dhe t’i lironte rrugë logjikës. Kjo natë ishte e gjatë por mëngjesi do jetë një maratonë e vërtetë betejash të brendshme kur edhe do diskutojnë me Agronin për idenë jo fort të re.
-Edhe një mengjes tjetër i shpifur… GONA! – duke fërkuar kokën, njëri sy krejt i mbyllur dhe me tjetrin koordinonte ecejaken, priste i qetë.
-Mirmëngjesi!
-Të lutem, ka ardhur koha të heq dorë nga fantazitë e mija…
-Ç…ç…çfarë?
-E di se të kam lodhur tash e sa kohë por besoj se më kupton, kisha nevojat e mija shpirtërore, e të “ekzagjëruara” me raste…
-Çfarë dreqin po thua, se ke qenë i vetdijshëm tërë këto muaj?!
Mimika e tij reflektonte pohim të thellë, ndërkohë ai me njërën dorë mbante mbulesën e me tjetrën pandoflat priste të nisej jashtë spitalit qysh në atë moment.
-Do duhet t’i nënshtrohesh disa kontrollave dhe testeve me shkrim.
-Të lutem, vetëm sa më shpejt të jetë e mundur. Dua të ik dhe të shijoj një banjë të ngrohtë.
-Askush nuk të ka detyruar të zvarritesh nëpër fantazi. E unë në anën tjetër vdisja nga keqardhja, ti ngopje urinë tënde për inskenime, dhe ke përdorur këtë tragjedi?!
E si nuk pate mëshirë të paktën për veten. Nuk po kuptoj dhe as nuk dua të kuptoj atë çka ke menduar, por ta dish mirë se raportet tona janë në kulmin e pasigurisë.
Ai vetëm rrinte me kokën poshtë e duke shtrënguar fort e më fort pandoflat dhe mbulesën.
Ai rregullisht iu nënshtrua kontrollave dhe testimeve dy javore, me një sukses të mahnitshëm dhe duke lënë doktorët me komentime të tilla si “përse na humbni kohën me këso shakash”, “ky qenka më stabil se sa vet unë” , “as kirurgu nuk ka të tillë vetpërmbrajtje” etj.
Zemra e Gonës abstenonte, por tashmë edhe logjika kishte rënë në grackë. Heshtja e saj u bë shkak që Agroni të fitonte lirinë përsëri, siq duket edhe nga krijimet e tij përveç se nga spitali.
Të lumtur dhe duke e shpallur si histori suksesi, çështja e Agronit u mbyll si dokument formal por tani fillojnë peripecitë e reja pa mbështetjet e vjetra. Dita dhe nata, cikli kohor, ora dhe minutat për të ndryshonin edhe zhurmën ; skajet e hemisferave të trurit nuk përceptonin dopaminën e zakonshme e thuajse të përditshme nga ngrohtësia e shtëpisë, dhe shtëpia nuk ishte objekti por personat që ishin… që ishin.
Përtej ambicies e frustron heshtja e shtëpisë, i ngjason me një zhurmë periodike të përsëritur që irriton trurin gradualisht e më shumë. Ngutet ta ndez TV-n por vizualet s’kanë ngjyra. I duhet ta thërras Gonën por, s’guxon apo s’do?
Më në fund i lëshon pandoflat dhe mbathet ta ndjej ngrohtësinë e këmbëve.
Befas iu kthyen ngjyrat TV-së…
-Eh për dreq nuk di as që po më ngrohin këto të shkara. Pa të shohim se ç’na ngjet kjo kuti shabllonesh – fillon e ndërron kanalet me ritëm të çrregullt.
-U hodh nga kat…
-Futbollisti i njohur i vend…
-Jeta në fshat shton shëndetin e trup…
-Krim i mistershëm në rrugën M të krah…
-Vrau gruan, vajzën dhe plagosi tre të tje…
-Iku nga spit…
-Ngjyr…ngjyrat, ku humbën???
-Një ngjarje që tronditi lagjen “Shëmbëlltyra e maleve”, një i mbijetuar nga aksidenti fatal që përfshiu tre persona, një grua, një burrë dhe një vajzë të vogël.
I mbijetuari besohet të jetë në gjendje të rëndë por nën përkujdesin e mjekëve. Sipas informatave të para ai ishte në makinën që u godit nga një kamionetë, në të cilën ndodheshin gruaja dhe vajza e tij tashmë të ndj…!
-Mjaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaft!
Dhe gjuan me pandofla TV-në, duke shfryer e gërryer fytin si një trumbetë e shterrur.
Hapëron si i tërbuar në dhomën e ndejës duke kruajtur kokën me neveri e trishtim. Në dollapet e vogla sheh si pluhuri ka filluar të shtresohet tinëz mbi mini-skulpturat e flokëkaqurreles së tij, fotografitë në muret verbuese si reflektorë traumash i godasin retinën duke i shkalluar shikimin deri në vegimet të mbështjellura me sfond të pakuptimtë e të pandalshëm.
-Moj jetë e brishtë mistiku. Një lajm sa një jetë e një jetë sa një lajm. He, aq i shkurtër ky metrazh sa një shkurtësi fryme, asaj fryme që helmon parajsën…parajsën time, parajsën time ore i poshtër…
Si guxon ta shprushësh zjarrin e Prometeut more Zeus i përdalë. Shtrigë fqinje e ferrit tinëzarë, ti fëmijë kopil i tragjikes – shanë e ofshanë drejt ekranit copë-copë të TV-së.
Me nguti hudhet në vrap të mbledh gjithçka që mbanë vulën e vajzës, qoftë në përkujtim qoftë në tematikë, derisa krahët e tij ishin bllokuar me elemente të ndryshme të ngurta, elastike e plastike, letra, laps i thyer, gomë e zgjyer shkollore, fjongo e lidhëse flokësh.
Nuk guxon të lëvizë se nuk ia fal vetes ta prekun dyshemenë e mallkuar të shtëpisë së tij.
Nuk di si t’i kthejë sytë lartë nga ajo arsye që ende fshihet nën melankolinë e brishtë të këtij skaji psiqik.
-A jam shëruar unë tashmë?A Me të vërtetë?
Foto@yemon