| Nga BLEARD MEHA |
Heshtja thyhej nga copa të vogla hapash,
Ato po ktheheshin në karvanin e njerëzve.
(Urrenin cdo gjë në karvanin e njerëzve.)
Nuk ndjenin gjë
Mbi këtë tokë.
Shkelnin lule,
…barin, copa degësh që deri dje nxjerrnin sythe
Dhe po, s’bëzante kush. Jo.
Se kjo s’ishte asgjë
Disa njerëz jonjerëz, pak më parë,
Kishin shkelur cdo gjë
Me të cilën ushqehet shpirti i tjetrit.
Dhe ajo ishte gjithçka
Ecnin ato në karvanin e njerëzve,
E pa e ditur,
kishin kapërcyer edhe vdekjen.
Foto@EugeneLim